Boris Johnson thirrje Kinës: Dënoni Rusinë, mos rrini duarkryq!

20/03/2022 09:22

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i ka kërkuar Kinës që të dënojë pushtimin e Rusisë.

Në një intervistë për gazetën Sunday Times, Johnson tha se mbështetja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar atë si një betejë midis së mirës dhe së keqes.

Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive,” i tha ai gazetës.

Por ai tha se besonte se Pekini kishte filluar të kishte “mendje tjetër” për pozicionin e tij neutral.

Kina ende nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë dhe ka pasur raporte se Moska i ka kërkuar ndihmë. Të premten, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën se do të kishte “pasoja” nëse ofronte ndihmë.

Të shtunën, ministri i jashtëm kinez Wang Yi e quajti pozicionin e vendit “objektiv dhe të drejtë”, duke shtuar se ai nuk do t’i përgjigjet presionit të jashtëm për këtë çështje.

Top Channel