Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, zbardhen detajet e hetimit Hydra 08/11 21:11
Më shumë se 3.3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina përmes kufirit të saj perëndimor, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Rreth 2 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tha ajo, sipas Reuters.
Ukraina ka evakuuar 190,000 civilë nga zonat e vijës së frontit përmes korridoreve humanitare që nga fillimi i pushtimit rus, tha Vereshchuk.
Korridoret në rajonet e Kievit dhe Luhanskut po funksiononin të shtunën, por një korridor i planifikuar për në Mariupol ishte vetëm pjesërisht funksional, pasi trupat ruse nuk lejonin autobusët të kalonin.
Top Channel