Stafi i përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase pretendoi se mbi 14,000 trupa ruse janë vrarë gjatë tri javëve të para të pushtimit rus të Ukrainës.

Përmes një postimi në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se afër 14,400 ushtarë rusë janë vrarë.

Në këtë postim po ashtu u tha se Moska ka humbur pajisje ushtarake, përfshirë 1,470 transportues të blinduar, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.

Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, edhe pse burimet e inteligjencës perëndimore kanë sugjeruar se afër 7,000 trupa janë vrarë dhe midis 14,000 dhe 21,000 të tjerë janë plagosur.

Ky njoftim vjen në ditën kur forcat ukrainase po ashtu kanë pretenduar se kanë vrarë gjeneralin e pestë rusë.

Forcat ukrainase në Irpin, në veriperëndim të Kievit. 13 mars 2022.

Gjenerallejtënantë Andrei Mordvichev do të ishte komandanti më i lartë rus i vrarë në luftë deri më tani, edhe pse edhe ky lajm nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në kundërpërgjigje, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës.

Top Channel