Rrjedhje informacioni, Putin shkarkon gjeneralin e lartë, rusët ikin nga tubimi pro-luftës

19/03/2022 17:57

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar njërin prej gjeneralëve të tij të lartë, Roman Gavrilov, i bindur se 45 vjeçari, zv/komandant i Gardës Kombëtar ka nxjerrë informacione sekrete e ka shpërdoruar karburantin e shumë nevojitur për forcat ruse.

Gavrilov u ndalua nga Shërbimi Federal Rus i Sigurisë, e pohuar kjo nga tre burime të besuara sipas site-it investigative, Bellingcat.

Ndërkohë, pamje të publikuara në rrjetet sociale kanë treguar nxitimin me të cilin largohen rusët nga tubimi pro-luftës të premten në Moskë, në stadiumin Luzhniki, kushtuar përvjetorit të tetë të aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Rusia, ku Putin iu drejtua turmës duke thënë se “nuk kishin parë unitet si ky për një kohë të gjatë”.

Sipas Newsweek, njerëzit janë parë duke ikur që gjysmë ore pas çeljes së tubimit. Ministria e brendshme ruse thotë se 95,000 njerëz ishin në stadium dhe 100,000 të tjerë prisnin jashtë. Por për shume prej tyre, kjo duket nuk ka qene një zgjedhje personale.

“Na hipën në autobus dhe na sollën këtu”, tha një pjesëmarrës për BBC. Edhe disa nga personat brenda stadiumit, duke përfshirë shumë punonjës të sektorit publik, pohuan se kane qenë nën presionin e punëdhënësve për të shkuar në tubim.

“Do rri pak e do largohem.. Mendoj se nje pjese e madhe e njerëzve këtu nuk e mbështet luftën. Unë jo njëherë”, u shpreh njeri prej tyre përpara nisjes së eventit, ku edhe një grup mësuesish thanë se i kishin detyruar të merrnin pjesë.

Top Channel