“Putini, gjyq si i Nurembergut”, Anglia e kërkon: “Vladi” prapa hekurave!

19/03/2022 16:18

Ish kryeministri britanik, Gordon Brown kërkon ngritjen e një gjykate të re ndërkombëtare me një qëllim të vetëm: hetimin e Vladimir Putinit për veprimet e tij në Ukrainë.

Kemi parë gjatë kësaj lufte sesi bombardohet pa dallim civilët, e kjo ështëkunder ligjit ndërkombëtar, tha ai, duke kujtuar edhe shkelet e vazhdueshme të armëpushimeve humanitare, ndërsa nuk harroi te përmendte gjithashtu “shantazhin bërthamor” të presidentit rus.

 “Që nga rrëzimi i Murit të Berlinit, kemi menduar se demokracia dhe sundimi i ligjit do të triumfojnë, por Putin po e zëvendëson këtë me përdorimin e forcës. Nëse mesazhi nuk dërgohet tani fort e qartë, atëherë do të përballemi edhe në vende të tjera me një agresion që do të kalojë pa u ndëshkuar. Presidenti Biden e quajti Putinin kriminel lufte, ky është dhe këndvështrimi im”, tha Gordon Brown, ish kryeministër britanik.

Brown është në mesin e 140 akademikëve, juristëve dhe politikanëve që kanë firmosur një peticion i cili bën thirrje për një sistem ligjor të modeluar sipas gjyqeve të Nurembergut ndaj kriminelëve nazistë pas luftës së Dytë Botërore.

Hetimet për veprimet e Putinit tashmë kanë filluar. SHBA dhe 44 vende të tjera po punojnë së bashku për të hetuar shkeljet dhe abuzimet e mundshme, pas miratimit të një rezolute nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për të krijuar një komision hetimor. Ekziston një tjetër hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, një organ i pavarur me qendër në Holandë.

 

 

 

Top Channel