Mbërrijnë ndihmat e para për Ukrainën nga OKB-ja

19/03/2022 09:46

Paketën e parë e furnizimeve humanitare për Ukrainën ka mbërritur në Sumy, sipas Kombeve të Bashkuara.

Mijëra civilë janë larguar nga qyteti i rrethuar veri-lindor ditët e fundit, por shumë të tjerë kanë mbetur.

Ne jemi këtu për të ndihmuar civilët më të cenueshëm të kapur në luftime, kudo që janë në Ukrainë”, tha Koordinatori i Krizave të OKB-së për Ukrainën Amin Awad.

Kolona në Sumy përmban 130 tonë metrikë ndihma thelbësore, duke përfshirë ujë në shishe, ushqim të konservuar dhe furnizime mjekësore. Artikujt pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në rreth 35,000 banorë.

OKB-ja ka thënë se do të jetë e para nga shumë dërgesat në vendin e shkatërruar nga lufta, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve” të lejojnë “qasje të papenguar dhe të qëndrueshme humanitare” për vullnetarët dhe partnerët e saj.

Top Channel