Kozmonautët rusë mbërrijnë në ISS të veshur me ngjyrat e Ukrainës

19/03/2022 17:18

Kozmonautët rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të veshur me ngjyrat e Ukrainës.

Mbërritja e tyre në stacionin hapësinor me ngjyrat ukrainase duket se është një qëndrim kundër pushtimit. Tre kozmonautët janë të parët që mbërrijnë që prej kohës kur Rusia sulmoi fqinjin e saj në lindje muajin e kaluar.

Ata u mirëpritën në bord, duke u përqafuar dhe përshëndetur me kolegët e tyre amerikanë, rusë dhe gjermanë.

ISS është një projekt i përbashkët mes Rusisë, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë dhe disa vendeve Evropiane.


Drejtimi i misionit është në duart e SHBA-së dhe Rusisë, bashkëpunim që vazhdon prej dy dekadash pavarësisht tensioneve mes dy superfuqive të botës.

Kozmonautët, Denis Matveyev, Oleg Artemyev dhe Sergey Korsakov zbritën në ISS pas 3 orë fluturim nisur nga Kazakistani.

Momenti kur kozmonautët shfaqen të veshur me uniformë të verdhë dhe me nuanca blu u transmetua nga agjencia amerikane e hapësirës, NASA dhe agjencia ruse, Roscosmos.

Top Channel