“Kemi ndenjur 10 ditë në bodrum”, të evakuuarit e Mariupolit

19/03/2022 16:12

Të evakuuarit nga qyteti port i Mariupolit kanë folur për shkatërrimin e shkaktuar në qytetin e tyre të lindjes pas disa javësh të bombardimeve ruse.

“Nuk ka Mariupol” , thotë Lyudmyla, një mësuese angleze 54-vjeçare, për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa mbërriti në Zaporizhzhia, rreth 250 km larg qytetit të saj.

“Kemi ndenjur 10 ditë në bodrum dhe nuk kemi dalë asnjë herë, as ujë, as rrymë nuk kemi pasur”.

Lyudmyla thotë se i mungojnë vërtet fëmijët që i mësonte.

 “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë të bëj tani.”

Një tjetër i evakuuar, Sergiy, 44 vjeç, thotë se ka udhëtuar nga Mariupol me familjen, qenin dhe papagallin e tij.

Njerëzit po “luftonin për karburant” për të shpëtuar nga qyteti, thotë ai për Reuters.

Sergiy thotë se njerëzit kishin vdekur duke u përpjekur të largoheshin nga Mariupol.

“Kishte shumë njerëz që vdisnin në rrugë, trupa të pajetë ishin shtrirë në rrugë.”

 

Top Channel