Ukraina: Kemi vrarë  14,200 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

18/03/2022 09:30

Në ditën e 23 të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Nga ana tjetër, Rusia ka mbetur e heshtur, pasi përditësimi i fundit i saj ishte më 3 mars, ku pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu: 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore.

Top Channel