Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësim për situatën në Mariupol, qytetit më të goditur në Ukrainë, gjatë bisedës më shumë se një orë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron kërkoi edhe një herë një armëpushim të menjëhershëm.

“Presidenti Macron i kërkoi atij masa konkrete dhe të verifikueshme për heqjen e rrethimit të Mariupolit, lejimin e aksesit humanitar dhe një armëpushim të menjëhershëm.  Presidenti [francez] përmendi sërish përkeqësimin e situatës në Ukrainë, sulmet e vazhdueshme që godasin civilët dhe dështimin për respektimin ligjin humanitar, ndërkohë që negociatat midis delegacionit rus dhe ukrainas nuk kanë sjellë përparim”,  sipas zyrës së Macron.

Top Channel