Ministria ruse e mbrojtjes thotë se separatistët në Ukrainën lindore, me ndihmën e forcave të armatosura ruse, po “shtrëngojnë lakun” rreth qytetit ukrainas të Mariupolit,

Ministria shton se luftimet po vazhdojnë në qendër të Mariupolit.

Sot në mëngjes, Instituti për Studimin e Luftës, një institut kërkimor amerikan, tha se Mariupol ka gjasa të bjerë në javët e ardhshmemes pas sulmit të vazhdueshëm rus.

Për gati tre javë, Mariupol ka qenë nën granatimet e vazhdueshme nga forcat ruse, të cilat kanë rrethuar plotësisht qytetin. Rreth 300,000 njerëz janë të bllokuar, por raportohet se 30,000 kanë arritur të largohen.

Top Channel