Putini paraqet kushtet e tij/ Telefonata me Erdogan: Moska kërkon të shpëtojë fytyrën

18/03/2022 14:38

Turqia u vendos me shumë kujdes në pozicionin e ndërmjetësit mes Rusisë e Ukrainës, dhe përpjekjet e saj duket se po shpërblehen.

Vladimir Putin i telefonoi presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe i tregoi se cilat janë saktësisht kërkesat e Moskës  për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Zëdhënësin kryesor i  Erdogan, Ibrahim Kalin, rrëfeu për BBC se kërkesat ruse ndahen në dy kategori. Katër kërkesat e para, sipas tij, nuk janë shumë të vështira për t’u përmbushur nga Kievi. Kryesorja mes tyre është që Ukraina të pranojë neutralitetin dhe të mos aplikojë për anëtarësimin në NATO, dicka me të cilën presidenti ukrainas Volodymur Zelensky është pajtuar tashmë. Ka edhe kërkesa të tjera në këtë kategori, por shumica e tyre duket më tepër sikur janë formuluar më shumë për t’i shpëtuar palës ryse fytyrën.

Sipas tyre, Ukraina duhet t`i nënshtrohet një procesi çarmatimi për tu siguruar që të mos jetë më  kërcënim për Rusinë. Kërkohet mbrojtje për rusishtfolësit në Ukrainë dhe diçka që Moska e quan denazistifikim. Kjo e fundit konsiderohet mjaft fyese për Zelensky, që është dhe vetë hebre e disa nga të afërmit e të cilit vdiqën në Holokaust, megjithatë pala turke mendon se një pretendim të tillë ai mund ta pranojë me lehtësi. Ndoshta do të mjaftojë që Ukraina të dënojë të gjitha format e neo-nazizmit dhe të premtojë se do t’i shtypë ato. Kategoria e dytë është ajo ku qëndron dhe vështirësia më e madhe, ndaj dhe prekja e këtyre çështjeve është shtyrë ne negociata.

Për këtë, mund të nevojitet përballje Putin-Zelensky, gjë të cilën kreu i shtetit ukrainas thotë se është i gatshëm ta bëjë. Kalin tregoi se kjo pjesë e kërkesave përfshin statusin e Donbasit, në Ukrainën lindore; duket se Moska kërkon që Kievi të heqë dorë nga këto territore, e këtu priten përplasje. Pilule e hidhur për Ukrainën është dhe pretendimin rrus që të pranojë zyrtarisht Krimenë e aneksuar nga Moska në 2014-tën.

Megjithatë, në thelb thotë BBC, kërkesat e Presidentit Putin nuk duken aq të ashore sa mendohej e kjo ngjall një rreze shprese për fundin e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që po mbjellin forcat e Moskës në vendin fqinj.

 

Top Channel