Video-telefonata mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping ka përfunduar, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan shpresonte të bindte Xi që t’i bashkohej presionit  ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Dy liderët folën për një orë e 50 minuta, biseda e tyre e parë që nga nëntori.

Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar ende asnjë informacion në lidhje me thirrjen, por SHBA tha më parë se Biden do t’i kërkonte Kinës të mos i siguronte Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë.

Media shtetërore kineze raportoi se Xi kishte thënë gjatë thirrjes se “kriza e Ukrainës është diçka që ne nuk duam ta shohim”.

Top Channel