Inspektorja e veterinarisë, Gezime Shehu tregoi për “Shqipëria Live” hapat që po ndjekin për parandalimin e përhapjes së infeksionit tek shpendët dhe parandalimin e rrezikut që mund të kenë konsumatorët.
Ajo shpjegoi se është bërë identifikimi i virusit që po përhapet me shpejtësi tek shpendët dhe se pasojat do të ndikojnë në uljen e shtimit të shpendëve.
Fermat ku virusi është më i përhapur janë në Durrës dhe shpendët janë karantinuar dhe nuk lejohet dalja e tyre në treg.
Kjo situatë do të ketë impakt ekonomik tek bizneset duke krijuar mungesë produktesh në disa vende.
“Produktet e dala në treg janë të sigurta. Nuk është sëmundje që transmetohet tek njeriu”, u shpreh Shehu.
Disa nga këshillat që japin ekspertët në këtë situatë të vështirë është ngrirja e produkteve para konsumimit dhe njëkohësisht ruajtja e tyre në temperatura shumë të ulëta.
Top Channel