Kancelari austriak takon Kurtin: Ballkani Perëndimor, pikë gjeostrategjike, Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së

18/03/2022 16:48

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur këtë të premte Kancelarin i Austrisë Karl Nehammer.

Pas takimit, në një konferencë për mediet, Kurti tha se i ka kërkuar kancelarit mbështetje për anëtarësimin e Kosovën në BE dhe për liberalizimin e vizave.

Nehammer tha se për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe për këtë nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së:

“Ne vërtetë jetojmë në një kohë me sfida, fillimisht pandemia e tani lufta në Evropë. Rusia e ka sulmuar Ukrainën e duhet të shohim se çfarë pasoja po sjell, të gjitha këto duhet t’i zgjidhim së bashku. Është e rëndësishme që Austria do të jetë urëlidhëse në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike. Për këtë nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA