Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Ukrainë

18/03/2022 21:54

Sulmet ruse kanë arritur në qendrën e qytetit jugor të Mariupolit, ku shumë civilë janë ende të bllokuar dhe më shumë se 80% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar.

Presidenti Zelensky tha se vetëm 130 njerëz janë shpëtuar nga bodrumi i teatrit të qytetit, i cili u bombardua të mërkurën. Rreth 1,300 thuhet se janë ende brenda.

Ka raportime për viktima masive pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv.

OKB thotë se të paktën 816 civilë janë vrarë deri më tani.

Vazhdojnë negociatat ruso-ukrainase. Moska pretendon se janë “në gjysmë të rrugës” për statusin neutral të Ukrainës, por Ukraina thotë se pozicioni i tyre mbetet “i pandryshuar”.

Presidenti Zelensky thotë se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE.

 

Top Channel