76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga 1.866 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Aktualisht në vend numërohen 639 pacientë aktivë me Covid 19, nga të cilët në spital po trajtim 29 të infektuar.

36 raste pozitive janë konfirmuar në Tiranë, 6 në Lushnjë, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier,  Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 639 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

71 qytetarë të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje jete të regjistruar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (18 Mars 2022)

Raste të reja ditore           76
Të shëruar në 24 orë        71
Të shtruar në spitale         29
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   1,866

Testime totale               1,765,898
Raste pozitive                   272,961
Raste të shëruara             268,835
Raste Aktive                        639
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269
Fier                  100
Vlorë                64
Shkodër          56
Kukës              42
Gjirokastër      33
Elbasan           27
Korçë               14
Lezhë              13
Durrës               9
Berat                 7
Dibër                 5

Top Channel