Zelensky i tregon Putin vijat e kuqe: “Asnjë cm tokë s`lëshojmë”, fjalimi në Budestag

17/03/2022 13:18

Volodymyr Zelensky e fshikulloi planin 15 pikësh të Rusisë, dhe insistoi se prioriteti i vendit të tij është “rikthimi i integritetit territorial të vendit të vet”.

Kremlini hartoi një draft marrëveshje ku liston kërkesat e tij për ti dhënë fund pushtimit, ndër të cilat, ashtu siç paralajmëronte me herët, përfshihej dhe njohja e Krimesë së aneksuar nga Moska dhe pavarësia e Donbasit.

Por Zelensky duket nuk pajtohet me të gjithë propozimet pavarësisht faktit që forcat ruse vazhdojnë bombardimin e qyteteve ukrainase, duke mbjellë kudo kaos e shkatërrim.

Bisedimet për Ukrainën, vazhdojnë. Prioriretet e mia janë mëse të qarta: Fundi i luftës, garanci për sigurinë, sovranitet, rikthimi i integritetit territorial, mbrojtje reale për vendin tonë”, tha Zelensky.

Plani i paqes i  strukturuar në 15 pika, përfshinte: Armëpushimin e  menjëhershem dhe tërheqja e trupave ruse, neutraliteti për Ukrainën dhe fundi i kërkesës për anëtarësim në NATO, kufizim i forcave të armatosura ukrainase: Kievi mund të ketë ushtri, por nuk mund të strehojë baza ushtarake të një fuqie të huaj ,Garanci për pakicat rusishtfolëse në Ukrainë.

Çështja e Krimesë, Donjeckut e Luhanskut duket se mbetet një nga pikat më të vështira të diskutimit. Zelensky insiston që negociatat e paqes duhet të çojnë drejt arritjes së një marrëvsheje të drejtë për Ukrainën, e cila t`i krijojë asaj mbrojtjen e nevojshme nga kërcënimet e se ardhmes.

Një ditë pas fjalimit në KOngresin amerikan, presidenti ukrainas iu drejtua edhe Bundestagut gjerman, ku i kërkoi Gjermanisë të shembë një mur të ri, atë që mur që pushtimi rus në Ukrainë ngriti në Europë.

E falenderoj Gjermaninë për ndihmën e saj, por ndihma erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën. Ju deshët të vazhdonit biznesin me Rusinë, dhe tani ja ku jemi, ne mes të konfliktit. Ishit sërish duke mbrojtur veten tuaj pas një muri, aq sa nuk e patë dot atë që ne po përjetojmë”, tha Zelensky.

Ai i bëri thirrje ligjvënësve gjermanë të frenojnë agresionin rus e të vendosin sanksionet më të ashpra mbi Moskën duke thënë se pqaja është më e rëndësishme se paratë.

Top Channel