“U firmos nga 9 deputetë”/ Nikolla i përgjigjet opozitës, ja pse nuk e futa në rend dite interpelancën me Ramën

17/03/2022 10:18

Deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve, por Kuvendi nuk e ka futur në rend dite. Që në fillim të seancës të ditës së sotme, deputetët kërkuan që grupi parlamentar i PS ta fuste në rend dite, por Lindita Nikolla shpjegoi arsyen duke thënë se kërkesa duhet të depozitohet që ditën e hënë.

Agalliu: Grupi parlamentar i PD ka bërë kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Në rendin e ditës nuk është vendosur, kërkoj të ndryshohet rendi  ditës për interpelancën me kryeministrin.

Spaho: Megjithëse kërkova fjalën i pari, nuk ma dhatë. Një grup prej 9 deputetësh kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeministri për rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Pothuaj në të gjithë qytetet e Shqipërisë janë zhvilluar protesta masive për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Për fat të keq nuk kemi parë asnjë lëvizje serioze nga qeveria. E filluam me çmimet i vendos tregu dhe po përfundojmë në atë që na është dhënë në nëntor 2021, për t’i hedhur hi syve të qytetarëve. Ju nuk e keni futur në rendin e ditës. Kur firmoset nga 9 deputetë, duhet të futet në rend dite për interpelancën nga kryeministri ose dikë tjetër që jep përgjigje. Duke qenë se jam një nga deputetët.

Lindita Nikolla: Duhet të depozitohet ditën e hënës brenda orës 14. Është pushim por emailet punojnë. Përcaktohet 48 orë më parë. Seancën e radhës do e keni kryeministrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA