Rusia mohon akuzat se ka bombarduar Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv

17/03/2022 13:56

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka mohuar akuzat e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë; se Rusia është përgjegjëse për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse.

Forcat ushtarake ruse, më 7 mars, u akuzuan nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë si përgjegjëse për bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Top Channel