Radhë të gjata për subvencione, kaos për aplikim nga fermerët në Fier

17/03/2022 12:24

Qindra fermerë janë grumbulluar për të aplikuar për subvencionet në bujqesi në Fier.

Fermerët ankohen për mungesën e shërbimit të aplikimit për skemat përfituese të subvencionimit të shpallur nga qeveria. Punonjësit e këtij institucioni në këtë situatë kanë thirrur në ndihmë edhe policinë e shtetit pasi janë thyer edhe xhamat dhe është krijuar kaos në sportele.

Shumë fermerë të ardhur nga zona të ndryshme të rrethit Fier janë përballur jo vëtëm me radhë të gjata pritje por edhe kërkesave për dokumentacion që sipas tyre nuk janë parashikuar në kritere. Shumë fermerë nuk kanë mundur të aplikojnë për disa ditë me radhë ndërsa kjo situatë sipas tyre ka ardhur për mungesë të sporteleve që nuk përballojnë fluksin e aplikimeve.

Fermerët thonë se kanë në dispozicion  një kohë të shkurtër dhë ëhstë  pamundur për të aplikuar. Shumë prej tyre vijnë nga zona të largëta si Mallakastra Patosi e Roskoveci.

Top Channel