Presidenti i SHBA Biden e quan Putinin diktator vrasës, bandit

17/03/2022 20:29

Presidenti i SHBA Biden e quan Putinin një “diktator vrasës, bandit”.

Pasi e quajti një kriminel lufte, Presidenti i SHBA Joe Biden e ashpërsoi sërish retorikën ndaj homologut të tij rus Vladimit putin  duke e quajtur atë  bandit dhe diktator.

Ndërsa fliste në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut të enjten Biden tha se Putini është një “diktator vrasës, një bandit që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”.

“Keni Irlandën dhe Britaninë e Madhe duke qëndruar së bashku kundër një diktatori vrasës si Presidenti rus Vladimir Putin, një bandit që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës. Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij, ata janë duke marrë një goditje për atë që po bëjnë”, tha ai.

Retorika e ashpër e presidentit Biden nuk është mirëpritur nga Kremlini, i cili reagoi direkt duke thënë se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe retorikë e pafalshme.

Top Channel