Presidenti Biden do të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping, pas dyshimeve se Kina ka ndihmuar Rusinë

17/03/2022 13:53

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping, pas dyshimeve se Kina mund të jetë e përfshirë drejtpërdrejtë në ndihmën e dhënë për Rusinë gjatë agresionin që kjo e fundit po zhvillohet në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë, ku objekt i takimit virtual, zyrtarisht, është çështja e Ukrainës dhe problematika të tjera shqetësimi të përbashkët për dy vendet.

Kina e ka mohuar përfshirjen e saj në ndihmë ekonomike apo ushtarake për Rusinë, që prej fillimit të agresionit më 24 shkurt.

Kjo bisedë po ashtu, vjen pas një maratone të vërtetë, në takimin që këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, zhvilloi me homologun e tij kinez, Yang Jiechi.

Çështja amerikane kundër pushtimit rus në Ukrainë, ishte temë e gjerë e diskutimit.

Për amerikanët, është e qartë se Pekini do ta ndihmojë Moskën, në mos e ka ndihmuar tashmë, me ndihmë ekonomike. Problemi qëndron, nëse Kina do të vijojë me lëvizje të tjera apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA