Deputeti i Partisë Demokraike, Tritan Shehu ka dalë kundër vendimit të konferencës së kryetarëve për refuzimin e diskutimit në seancës e sotme, lidhur me një rezolutë të propozuar nga 7 deputet për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Shehu është shprehur se rezoluta është bllokuar nga qeveria, pasi sipas tij ajo ka frikë të përballet me të vërtetar.

Shehu: Nuk lejohet të diskutohet në parlamentin tonë një mocion të paraqitur nga një numër deputetësh. Kjo luftë synon të godasë rëndë vlerat europiane dhe të na kthejë 70 vite pas. Dje ndodhi një ngjarje e dhimbshme, një qëndrim anti perëndimor, z.Balla, ju duke përdorur pushtetin tuaj, me kontrollin e maxhorancës bëtë që të sabotonit debatit sot dhe tu mbyllet goja deputetëve. Nuk lejuat të diskutohej ky debat, duke dashur që të bllokohet zëri i deputetëve. Ju akuzoj ju z. Balla që bëri të mos futej sot në rend dite.

Një akt që nuk lejon këtë parlament të shprehë solidaritetin e tij. Këto qëndrime janë në kundërshtim të plotë me stabilitetin e rajonit. Edhe në nëpërkëmbjen e interesave të Kosovës, unë do thoja turp për ata që nuk e hapën rrugën për këtë rezolutë. Un ju kërkoj juve të vendosni vlerat. Kjo rezolutë duhet miratuar sepse pikat e saj janë për dënimin e qartë të sulmin rus, dhe Bjellorusinë. Ju nuk lejoni që ne një vend i rajonit ta parlajmërojmë për rreziqet që na presin. Ne votuam për të shprehur solidaritetin të gjithë së bashku por ju e bllokuar sepse keni frikë nga ajo, keni frikë nga hapja e debateve. Vende të tjera po miratojnë çdo ditë rezoluta. Unë do ju them vetëm diçka, senati i SHBA miratoi një rezolutë që cilësoi Putin si kriminel lufte. Ju ça bëni? Keni frikë të përmendet vërteta dhe kërkoni ta bllokoni këtë rezolutë. Un e dija që do e kundërshtonit, por jo deri në këtë pikë. Ju të maxhorancës kërkoni të fshiheni me një gjethe fiku, sipas jush ne s’po vdesim nga uria se kjo është për shkak të Vuçiç, ndërsa ne lidhjet tona i kemi me Perëndimin, nuk i kemi nga Serbia. Serbia e ka fytyrën nga Rusia. Nuk kanë rëndësi dimensionet, po mesazhi politik. Ju të nderuar deputetë, sot duhet të miratoni këtë rezolutë. Ta shohim mirë kush do votojë pro dhe kundër. Ta votojmë së bashku siç votuam rezolutën tuaj.

Top Channel