Paketa e ndihmës sociale në Greqi/ Si do të ndikojë tek qytetarët

17/03/2022 20:45

Mbi 4.2 milionë familje pavarësisht të ardhurave, do te subvencionohen në faturat e energjisë elektrike me 72 euro për 300  KWh/, domethënë edhe 32 euro më tepër subvencionim në krahasim me muajin mars.

Kurse për të papunët ky subvencionim do të shkojë nga 40 në 82 euro.

Për 1.160.000 biznese, subvencionimi dyfishohet në faturat e energjisë elektrike nga 65 euro tani, në 130 , në prill, maj dhe qershor.

Për 540.000 klientë që ngrohen me gaz, pavarësisht të ardhurave do të subvencionohen në llogaritë e gazit me 20 euro për çdo MgW/h ngrohës, në muajin mars, kurse për prillin do të jepen në fund të këtij muaji në varësi të çmimeve të gazit në tregjet botërore.

Subvencionim i drejtpërdrejtë i karburantit

Përfitues qytetarë me të ardhura deri në 30.000 euro në vit, do të marrin 27 cent për 60 litra benzinë në çdo muaj, prill,maj, qershor nëse banojnë në ishuj, ose nga 22 cent banorët e zonave të tjera. Për makinat me naftë 15 cent për 60 litra naftë, gjithashtu për tre muajt e ardhshëm.

Pra çdo drejtues makine ka një përftimi nga 40-50 euro gjithsej për këto tre muaj. Si një ndihmë e veçantë u jepet gjithë taksive 200 euro për karburantin e muajit prill.

Asistenca e shtrenjtësisë

Për 625.000 familjet në nevojë, nën kufirin e varfërisë ,ndihmë për Pashkët nga 42 deri në 105 euro për çdo fëmijë.

Për 676.000 pensionistë që marrin deri në 600 euro pension mujor ,do të marrin një ndihmë financiare shtesë 200 euro për festën e Pashkëve.

Po kaq do të marrin edhe 34.000 të moshuar të pasiguruar dhe 167.000 familje me fëmijë AMEA.

Opozita greke ,por edhe shumë qytetarë i kanë konsideruar këto masa financiare si thërrime, pasi si dihet inflacioni ka shkuar në muajin e kaluar në 7.2% , rekord i 25 viteve të fundit,ndërsa ka një rritje çmimesh të energjisë elektrike në mbi 50%, të gazit natyror në mbi 130%,të karburanteve në mbi 60% dhe të artikujve të shportës nga 7-24%.

Top Channel