Odessa shndërrohet në ‘kështjellë’! Në pritje të një sulmi rus

17/03/2022 22:43

Përpara barrikadës që bllokon hyrjen në shtëpi, në Odessa, një ushtar, gruaja e tij dhe vajza e tyre përqafohen me njëri-tjetrin ndërsa ndahen pa dëshirë.

Është një skenë e dhimbshme nga jeta e përditshme e një qyteti të njohur si “perla e Detit të Zi” — ende në paqe, por gati për luftë

Ne po ndërtojmë barrikada, po saldojmë pengesa antitank , duke fortifikuar qytetin, duke bërë plane. Qyteti është kthyer në një kështjellë.Unë jam padyshim i shqetësuar se ekziston mundësia që (rusët) të vendosin të sulmojnë Odessën, ta kapin atë. Megjithatë ka shpresa se kjo mund edhe të mos ndodhë“, tha kryetari i bashkisë Gennadiy Roukhanov.

Ndërsa Diana Krainova, punonjëse në Gardën Kombëtare në Odessa, tha:

“Është shumë e dhimbshme të shikosh gjithë këtë sepse kam jetuar këtu pothuajse gjithë jetën time”.

Autoritet vlerësojnë se të paktën 60% e popullsisë së Odessës janë larguar për në vende më të sigurta në lindje, ose përtej kufijve të Ukrainës;

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA