Trump për armëpushimin mes Libanit dhe Izraelit: Afër paqja me Iranin, do jetë një ujdi e mirë
17/04 12:20
Më shumë se 187 mijë qytetarë që ikin nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.
Deri ditën e enjte, 187 mijë e 428 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane, por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare mes Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.
Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të hënën se mbi 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.
Top Channel