Krisja me Arjolën, flet Monika: Kemi shumë gjëra për t’i thënë njëra-tjetrës. Jam takuar me Fifin dhe Beatrix

17/03/2022 13:42

Ditën e sotme, aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” Monika Lubonja ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka ndarë disa detaje se si po shkojnë miqësitë e krijuara në “BB VIP” pas përfundimit të spektaklit.

Teksa tregoi se ishte ftohur marrëdhënia me Arjolën, Monika përmendi gjithashtu edhe Beatrix për të cilën tha se ishte më e qetë tanimë.

“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën, Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’ia thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, e pashë që ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam patur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo”, është shprehur Monika.

Që nga përfundmi i “Big Brother VIP Albania” është diskutuar shumë marrëdhënia midis Monikës dhe Arjolës, që u duk se u kris pas daljes së tyre nga gara.

Top Channel