“Po” përmes telefonatës mes dy burgjeve dhe më pas ekzekutimi, historia rrëqethëse e të riut iranian që nuk pa dot më gruan e tij 11/10 11:35
Më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë kanë qenë duke u strehuar në teatrin e bombarduar në Mariupol, ka thënë deputeti ukrainas, Dmytro Gurin.
Teatri është sulmuar nga rusët dhe numri i viktimave nuk dihet ende.
Gurin, prindërit e të cilit janë të bllokuar në qytet, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC: Ndërtesa e teatrit është e shkatërruar, ne kemi më shumë se 1,000 gra dhe fëmijë të strehuar në bodrumin e teatrit.
“Para disa minutave ne kemi marrë informacion se njerëzit kanë mbijetuar. Ne nuk e dimë ende nëse kemi njerëz të plagosur apo të vrarë. Mirëpo duket se shumica prej tyre kanë mbijetuar”.
Top Channel