Një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga lufta në Ukrainë është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani.

Ata po udhëtonin nga kufiri Polako-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT.

Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spitalet pranë. Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai.

Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: Ne nuk kemi fjetur për tre ditë, ndoshta të gjitha 18 ditët gjatë të cilave jemi duke u bombarduar.

“Në momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua”, tha një pasagjer tjetër.

Ky është aksidenti i dytë në të cilin janë përfshirë ukrainasit që kërkojë t’i shpëtohen luftës. Më 13 mars një autobus tjetër u aksidentua në Itali dhe si pasojë një nga 50 pasagjerët nga Ukraina humbi jetën. Deri më tani numri i personave që janë larguar nga Ukraina i ka kaluar tre milionë.

Top Channel