Zelensky thirrje zyrtarëve rusë: Jepni dorëheqjen, kundërshtoni luftën!

16/03/2022 09:33

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskly u ka bërë thirrje të drejtpërdrejt zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të Ukrainës.

Në një video mesazh të ndarë mbrëmë nga kryeqyteti ukrainas i Kievit, Zelensky iu drejtua të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse.

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky.

“Dorëhiqu! Disa muaj pa punë është padyshim më mirë për ty sesa një jetë e përndjekjes ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Top Channel