Truss: Putin ka shkatërruar sigurinë globale, ta ndalojmë me çdo kusht!

16/03/2022 09:54

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin, ka shkatërruar sigurinë europiane.

Në një intervistë për BBC, Truss tha se Putini po përdor armë të tmerrshme dhe forcë të tmerrshme në pushtimin e tij në Ukrainë.

“Një nga mënyrat se si Putin financon luftën është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin”, thotë ajo.

Truss shton se duhet ta ndalojmë Putinin me çdo kusht pasi “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”.

Top Channel