Top Story/ Mungesat e theksuara në aparatura, pacientët drejt Turqisë për PET SCAN

16/03/2022 23:40

Përkundër investimeve që janë bërë në infrastrukturë, sidomos në godinat e amortizuara në QSUT, siç ishte edhe urgjenca kirurgjikale apo ndërtimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme, i cili eshte ne ndertim e siper, shoqëria civile rendit një sërë mungesash me të cilat përballen spitalet publike.

Eshte e rendesishme te theksohet mungesa e PET Scan ne shendetesinë shqiptare.
Te gjithe paicientet qe jane ne process diagnostikimi me kancer ose ato qe jane diagnostikuar e kane te detyrueshme qe te shkojne ne vendet e rajonit. Kostoja e nje pet scaneri fillon minimalisht 1.000 euro, kosto te cilen pacienti duhet ta mbuloje me shpenzimet e veta.Theksojme qe mund te jete i vetmi vend ne rajon qe nuk ofron nje sherbim te tille per pacient me tumor. Pacinetet shqiptarë orientohen drejt Maqedonise, Turqise dhe Italise.
“Mungon PET SCAN, një aparturë mjaft e domosdoshme e cila ka ardhur vetëm në një spital privat. Është prishur skaneri i hemoragjisë cerebrale, ka shumë mungesa” u shpreh Denisa Canameti, eksperte shëndetësie TFL.
“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ka pësuar ndryshime të mëdha, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve që u ofrohen pacientëve” u shpreh Arben Gjata, Rektor Universiteti Mjeksisë
Duhet ti kushtohet vemendje trombektomise. Infrastruktura ne spitalin publik eshte e gatshme por nu krealizohet, duke bere qe te gjithe pacientë të orientohen drejt Spitalit Amerikan me nje kosto rreth 15.000 euro per nderhyrje.
Por, investimet në godina janë vetëm njëra anë e medaljes që nuk vlejnë nëse nuk përmbushen kërkesat e tjera të domosdoshme. Sot sistemi shëndetësor shqiptar vuan për burime njerëzore. Nga mungesa e specializimeve tek largimi i mjekëve jashtë po sjellin pasoja mjaft të rënda për sistemin.
“Po bëjnë godina të bukura, por nuk ka duar që të punojnë brenda tyre. Mjekët nuk dërgohen më për specializime, ndërkohë që në kohën tonë, shkonim kudo nëpër botë për specializime. Mjekësia nuk është vetëm libra” u shpreh Mustafa Xhani, urolog.

Top Channel