“Shkatërrimi i shpresës!”, OBSH: Sulmet ndaj spitaleve pjesë e taktikave të luftës

16/03/2022 22:26

Objektet e kujdesit shëndetësor po bëhen shënjestër e luftës, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH ka verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte të kujdesit shëndetësor në Ukrainë.

Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, thotë se sulmet janë të papranueshme ndaj kujdesit shëndetësor dhe po bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës.

“Sistemi shëndetësor në Ukrainë po ecën jashtëzakonisht mirë, por duhet të mbështetet, duhet të forcohet, duhet t’i jepen mjetet bazë për të shpëtuar jetë.”

Dr Ryan thotë se ishte një sulm ndaj “të drejtave më themelore të njeriut” dhe kishte të bënte më shumë se shkatërrimin e ndërtesave, “ky ka të bëjë me shkatërrimin e shpresës”.

Top Channel