27/12 23:00
Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se 10 persona janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Chernihiv këtë të mërkurë.
Në një deklaratë nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës thuhet se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) kur ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse qëlluan mbi njerëzit që qëndronin në radhë për bukë pranë një dyqani ushqimesh.
Mbetet e paqartë se si u vranë 10 personat, por reporterët e mediave lokale i kanë thënë BBC-së se ka mundësi se viktimat të jenë qëlluar nga ushtarët rusë të pozicionuar jashtë qytetit.
Top Channel