24/11 20:21
Një tjetër akt barbar është marrë nga forcat ruse në Ukrainë, të cilët kanë vrarë 10 persona, të cilët ishin në radhë për të marrë bukë.
Lajmin e ka dhënë Ambasada amerikane në Ukrainë, e cila shkruan në Twitter se sot forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Chernihiv.
“Ata po qëndronin në radhë për bukë”, thotë ambasada.
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
Ambasada ka bërë thirrje që sulmet e tilla të ndalen.
Top Channel