“E përshëndesim njëri-tjetrin sikur të ishte dita e fundit”, gazetari i Top Channel tregon tmerrin që po përjeton në Ukrainë

16/03/2022 18:11

Artur Bibe, gazetari i Top Channel tregoi për “Shqipëria Live” se çfarë po përjetojnë në Ukrainë.

Ai tha se gazetarë nga e gjithë bota kanë vendosur të transmetojnë gjendjen e luftës në Ukrainë.

Bibe u shpreh se në momentin që u sulmuan, kanë qenë në grup ndërsa amerikanët dhe italianët kishin qenë vetëm pesë minuta larg tyre dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna.

Ata kishin humbur jetën, pavarësisht se po udhëtonin me kushte sigurie më të larta, duke nisur që nga makinat e blinduara.

Mund të ishte kushdo. E përshëndesim njëri-tjetrin me mendimin se nuk do të shihemi në darkë. Nuk e di nga të vjen”, u shpreh gazetari.

Një ditë më përpara ata kishin qenë vetëm disa metra larg kur nisi sulmi nga rusët.

Artur Bibe pavarësisht rrezikut që i vjen nga sulmet ka vendosur të qëndrojë në Ukrainë derisa të jetë e nevojshme.

Sulmet ruse nuk kanë reshtur që prej ditës së parë duke shkaktuar shumë viktima. Shumë zona të banuara janë sulmuar nga forcat ruse duke i kthyer në gërmadha.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA