
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës! Vatikani zbulon se…
23/02 01:10
Edhe mëngjesin e e kësaj të mërkure, Kievi është zgjuar nën zhurmën e bombardimeve ruse.
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe raporton se janë lëshuar 4 raketa ndaj objekteve panimi dhe janë goditur të paktën 2 pallate. Njëra prej tyre ishte 12-katëshe, ndërsa tjetra është shembur.
Dy persona janë lënduar dhe 35 janë evakuuar nga ndërtesa. Zjarri u shua në orën 07:45 dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar.
Banorët në të gjithë qytetin mbeten të strehuar në bunkerë, strehimore nëntokësore dhe shtëpitë e tyre mes një shtetrrethimi dyditor.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin.
Top Channel