Tre vajza italiane arritën të vidhnin në një argjendari në Vlorë një byzylyk shumë të shtrenjtë, ndërsa shpërqendruan shitësen.

Vlera e byzylykut me diamante ishte shumë e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

Pas vjedhjes, drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tre vajzat që flisnin italisht.

Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe më pas u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal, ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës duke pranuar autorësinë e vjedhjes .

Top Channel