Top Talk/ Redi Jupi për zgjedhjet në FSHF! Duhet ndryshuar skema, nevojitet demokraci direkte

15/03/2022 19:10

Analisti Redi Jupi komentoi zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futobollit, ndërsa ishte i ftuar në Top Talk këtë të hënë.

Ai theksoi se duhet ndryshuar skema që të ketë demokraci direkte.

Jupi dha mendimin se 300 shoqata futbolli në Shqipëri që janë vendosur nga gjykata  një herë në katër  të japin votën e tyre, duke realizuar zgjedhje demokratike.

“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të bëhet ai që ka qejf të bëhet president, por ai që përfaqëson interesa të caktuara, problem është se lëvizja është pak e deformuar. Presidenti i FSHF ka dalë nga 43 vota, i gjithë komuniteti 30-40 mijë veta përfaqësohet nga 43 veta në një mbledhje që u bë sot paradite, sado përfaqësues të kenë ata ka shumë vend për deformime. Ka deformime rrugët, vullneti i tyre nuk vjen, në kulturën demokratike duhet një përfaqësim më direkt, janë 8 shoqata rajonale 26 klube, 55 vota. 300 shoqata futbolli në Shqipëri, çfarë problemi do ishte që ata një herë në 4 vjet, të gjejnë një sallë më e madhe, se ata janë me vendim gjykate. Kemi një përfaqësim direkt, vullneti i të gjithë komunitetit vjen aty ku ata duan tek të zgjedhurit e tyre. Një prej përfaqësuesve të Dukës ia kam thënë këtë idenë më tha janë të pa menaxhueshëm, edhe nga krahu tjetër ia dhashë idenë, sërish më thanë janë të pa menaxhueshëm”, tha Jupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA