Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar.

Ata janë identifikuar si:

– A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të dy, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel