Rreth 29,000 ukrainas u larguan nga qytetet e rrethuara të Ukrainës përmes korridoreve humanitare këtë të martë.

Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, disa civilë u larguan nga qyteti port i Mariupolit.

20,000 ukrainas u larguan nga qyteti gjatë ditës së kaluar me 4,000 makina private.

Autoritetet lokale thonë se forcat ruse po pengojnë autobusët që të evakuojnë civilët nga qyteti, i cili po përballet me bombardime intensive ruse.

Në qytetin verilindor të Sumy, Kryqi i Kuq thotë se u  evakuuan mijëra civilë me 100 autobusë pasi Rusia dha dritën jeshile për një korridor humanitar jashtë qytetit sot.

Top Channel