“Nuk i marrim dot të gjitha!”, pensionistja tregon pasojat e rritjes së çmimeve

15/03/2022 17:32

Pensionistja Natasha Mio tregoi për “Shqipëria Live” se rritja e çmimeve i kufizon në blerjen e të gjitha produkteve që u duhen.

Ajo tregoi se bën pazar çdo ditë dhe tashmë sa herë që shkon në market ka rritje çmimesh duke nisur nga më minimalet.

Natasha tregon se janë rritur çmimet e të gjitha produkteve. Kjo gjë që vështirëson përballimin e jetesës në këto ditë krize ekonomike.

Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë pasojat e saj në ekonominë e shumë shteteve të botës.

Tashmë shihet që kemi rritje të çmimeve duke filluar që nga nafta deri tek produktet e shportës.

Kriza ekonomike me të cilën po përballet vendi ka sjellë reagimin e qytetarëve duke e konsideruar si abuzim rritjen e menjëhershme të çmimeve.

Ata janë ngritur në protestë duke paraqitur disa kërkesa rreth rritjes së çmimeve dhe taksave.

Top Channel