Një 43-vjeçar nga Saranda, i infektuar me Covid 19 ka ndërruar jetë, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus.

Nga 765 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë 11 qytetarë në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 662 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore           22
Të shëruar në 24 orë        152
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   765

Testime totale               1,761,701
Raste pozitive                   272,711
Raste të shëruara             268,563
Raste Aktive                        662
Humbje jete                        3,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             238
Fier                  142
Vlorë                62
Kukës              56
Shkodër          51
Lezhë              30
Gjirokastër      24
Elbasan           23
Korçë               22
Berat                14
Durrës              13
Dibër                  3

Top Channel