NATO po përgatitet: Nis 30 mijë trupa, 200 avionë, 50 anije në kufi me Rusinë!

15/03/2022 13:55

NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer dhe një nëndetëse sulmi me energji bërthamore në Norvegjinë, anëtare te aleancës që ndan 200 km kufi tokësor me Rusinë.

Trupa nga 28 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut po marrin pjesë në stërvitjen që do të zgjasë rreth një muaj. Ajo është pagëzuar me emrin Pergjigja e  Ftohtë, dhe zhvillohet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit rus, ndërsa që forcat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë luftë në Ukrainë. Në lojrat gjigande të luftës janë përfshirë rreth 35,000 trupa, 200 avionë dhe 50 . Qëllimi i stërvitjes është të tregojë se si një forcë e unifikuar shumëpalëshe do të mbronte nga sulmet Norvegjinë dhe krahun verior të Europës.

“NATO si aleancë duhet të jetë gati për çdo gjë, gati për të gjitha situatat. Është thelbësore për ne që të mbështesim partnerët norvegjezë dhe kjo është arsyeja pse po stërvitemi kaq shpesh në Arktik. Përgjigja e Ftohtë është një mundësi shumë e mirë për aleatët dhe partnerët kryesorë të aleancës që të bashkohen në mjedisin më sfidues në veri, që të jenë gati për çdo eventualitet dhe të mësojnë të punojnë së bashku”, tha kreu i forcave komandon brotanike, Rich Cantrill.

Ai rrëfeu se ushtarë nga Britania e Madhe, Norvegji, SHBA, Holandë, Francë, Gjermani dhe Italia, do të angazhohen të mbrojnë tokën norvegjeze nga një ofensivë masive e simuluar. Në lojë do të hyjë dhe një grup anijesh amfibe, i drejtuar nga  HMS Albion, ndërsa do të marrë pjesë dhe aeroplanmbajtësja HMS Prince of Wales HMS Richmond, apo destrojeri i tipit 45 HMS Defender.

Top Channel