Kantautori Tom Odell u zhvendos në stacionin kryesor hekurudhor të kryeqytetit rumun, në të cilën luajti këngën e tij hit “Another Love” për ukrainasit që po i largohen luftës.
Ukrainasit kanë vendosur të largohen nga vend i tyre duke u strehuar në vendet fqinje.
Stacioni hekurudhor i Bukureshtit u ka ofruar ushqim, pije të nxehta, transport dhe akomodim personave që vijnë nga front i luftës.
Duke qëndruar në stacionin hekurudhor Odell luajti këngën e tij, e cila është bërë një simbol i qëndrueshmërisë së ukrainasve në platformën e mediave sociale TikTok.
View this post on Instagram
Balada e pianos për luftën, për dikë që dashuron është përdorur në video të shkurtra në TikTok që prej fillimit të luftës.
Odell do të performojë në një koncert me qëllim mbledhjen e fondeve për Ukrainën në Bukuresht së bashku me dhjetëra artistë rumunë.
Top Channel