Maluma “çmendi” vajzat shqiptare, vlerësime dhe kritika në rrjetet sociale

15/03/2022 21:48

Një koncert i shumëpritur prej dy vitesh, që kur këngëtari latin Maluma njoftoi se do të vinte në vendin tonë.

Aktiviteti që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Ditën e Verës vazhdoi jehonën e tij dhe një ditë më pas në rrjetet socialet. Vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar, që kishin rezervuar vendet VIP në koncert nuk kursyen fotot dhe videot.

Qindra vajza dhe gratë u çmendën pas ylli kolumbian teksa e shoqëruan në çdo këngë të tij përgjatë 1 ore performancë ‘live’.

Për 11 mijë qytetarët në shesh, eventi ishte një eksperiencë e paharrueshme, por të tejrë në rrjetet sociale e cilësuan “koncert i turpit në kohë krize”.

Teksa çmimet e produkteve të shportës po pësojnë vetëm rritje, ndikuar nga lufta në Ukraina, ata kritikojnë të rinjtë që mbushin sheshet vetëm për argëtim dhe nuk protestojnë për të drejtat e tyre.

 

Top Channel