Lutje për Ukrainën në Kishën e Laçit/ Nis pelegrinazhi i 13 të martave në kishën e njohur të Shna Ndout

15/03/2022 15:29

Kjo e martë ka shënuar dhe fillimin e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout ne Laç, qindra pelegrine për 13 të marta rresht ndjekin këtë rrugë për tu drejtuar më pas në Kishën e Shna Ndout, duke u lutur për vete dhe familjarët e tyre.

Në lutjet e tyre, veç shëndetit nuk mungoi dhe lutja për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Një rrugë e gjate e ndjekur me rituale të ndryshme, e deri tek vizita në Shpellën e Shën Vlashit dhe marrja pjesë në meshën tradicionale besimtare me fe të ndryshme vijnë shpresëplotë për të marrë bekime nga ky vend.

Top Channel