“Luftën e kam parë vetëm nëpër filma. Tani po e jetoj!”, rrëfimi prekës i ukrainases

15/03/2022 23:02

Tetyana duket e humbur. Ajo po pastron banesën e saj pasi një shpërthim rakete theu xhamat në bllokun e apartamenteve në një lagje të Kievit. 

Asnjë gjë nuk ka mbetur për të mbrojtur shtëpinë e saj , ndërsa ballkoni është kthyer në gërmadhë.

Ajo tha për BBC-në se u zgjua me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit dhe pa raketa që fluturonin në qiell.

U largova nga dritarja dhe më pas  bum! Xhami i thyer më goditi shpinën”, thotë ajo. “Unë u trondita!”

Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga një predhë në Kiev këtë mëngjes. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.

Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh.

“Luftën e kam parë vetëm në filma, e kam kujtuar vetëm nga TV”, shton ajo. “Tani po e përjetoj vetë.”

Top Channel