Lista e zezë e Rusisë! I ndalohet hyrja presidentit Biden, Blinkenit dhe shumë zyrtarëve të tjerë

15/03/2022 18:05

Rusia ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë sanksioneve të Amerikës.

Kremlini njoftoi të martën sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, duke u ndaluar si rrjedhojë dhe hyrjen në Rusi.

Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën tha se në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë të Federatës Ruse, nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të shquara të SHBA-së”.

Sipas deklaratës ky është një hap hakmarrjeje si pasojë e kursit rusofob të marrë nga administrata aktuale e SHBA-së.
Në të njëjtën kohë, ne nuk refuzojmë të mbajmë marrëdhënie zyrtare nëse ato përmbushin interesat tona kombëtare”,vijon deklarata.

Ministria e jashtme ruse njofton se do të pasojnë më shumë sanksione duke zgjeruar listën e duke përfshirë zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, ushtarakë, ligjvënës, biznesmenë, ekspertë dhe njerëz të medies që sipas tyre janë rusofobikë ose kontribuojnë në nxitjen e urrejtjes ndaj Rusisë.

Ky veprim i Rusisë vjen pasi SHBA zgjeroi listën e saj të zyrtarëve rus ndaj të cilat vendosen sanksione. Sekretari amerikan i shtetit tha se 11 zyrtarë rus kryesisht, zyrtarë ushtarakë janë sanksionuar pasi kanë ndihmuar në shtypjen e protestave në Rusi dhe pushtimin e Ukrainës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA